VIDEO/ Policia ngre dronin për të gjetur kanabisin, arreston një 27 vjeçar në Fier

schedule09:01 - 4 Qershor, 2020

schedule 09:01 - 4 Qershor, 2020

Një 27 vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit, pasi u gjet në posedimin e 30 fidanëve me kanabis, në tentativë për ti kultivuar.

Pas një kontrolli me dron në zonën e Cakranin, ku u angazhuan 100 forca policie, u konstatuan fidanët në kubikë.

Polica ka njoftuar se do të vazhdojë kontrollin me dron në gjithë territorin e Shqipërisë.

Njoftimi i Policisë:

Fier – Vijon kontrolli masiv i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Policia e Shtetit po përdor dronët për monitorimin e zonave të thella e pyjore.

Gjatë kontrollit të territorit janë angazhuar mbi 100 punonjës policie dhe disa dronë.

Agjentët e Antidrogës dhe shërbime të tjera policore kontrolluan zonën e Pishporos për disa orë, nga toka dhe me dronë inteligjentë dhe nuk u gjet asnjë bimë e kultivuar.

Ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në zonën e Cakranit u konstatua një rast tentative kultivimi.

Policia ka vënë në pranga shtetasin F. M., 27 vjeç, pasi në oborrin e banesës së tij janë evidentuar 30 fidanë në kubikë, në tentativë për t’i kultivuar në tokë.

Kontrolli i territorit do të vijojë pa ndërprerë duke kontrolluar çdo cep të territorit dhe në zonat më të largëta, falë përdorimit të flotës së dronëve dhe helikopterëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!