Policia ka ushtruar kontrolle gjatë natës janë edhe në disa lokale në Tiranë dhe Elbasan, në kuadër të goditjes së paligjshmërisë strukturat e anti-krimit ekonomik kundër lojërave të fatit.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se gjatë kontrolleve ne vijim të operacionit kundër lojrave të fatit, nëpër lokale kanë sekuestruar disa paisje të paligjshme dhe janë shoqëruar disa persona, të cilët dyshohet se ushtronin veprimtarinë e lojërave të fatit, ndërkohë operacioni vijon edhe në qytete të tjera të vendit.
Gazetarja Glidona Daci bën me dije për abcnews.al se deri në këto momente policia ka shoqëruar të paktën 20 persona në kryeqytet që merreshin me aktivitetin e paligjshëm të lojrave të fatit. Janë sekuesrtuar edhe disa pajisje, që përdoreshin për këtë aktiviet. Në këtë aksion ka marrë pjesë një numër i madh i forcave të policsë. Është zhvilluar në mënyrë të befasishme gjatë orëve të mbrëmjes dhe ka vijuar deri në orët e para të mëngjesitt të sotëm.
Sakaq gazetari Aldo Kozarja bën me dije se operacioni ka vijuar edhe në Elbasan, i cili ka nisur rreth orës 22.00 dhe ka vazhduar deri në orët e para të mëngjesit. Në operacion kanë marrë pjesë një numër i madh i forcave të policixë, përfshirë edhe tre gruope të FNSH.
“Operacioni u zhvillua nga ora 22:00 më 03:00 të mëngjesit duke shoqëruar rreth 70 persona, të cilat tani ndodhen në ambientet e komisariatit të Elbasanit. Dyshohet se ata zhvillonin aktivitet të paligjshëm me lojërat e fatit. Policia ka marrë edhe pamjet e kamerave të sigurisë për të bërë verifikimet e nevojshme”, tha gazetari në një lidhje telefonike.
Ndërkohë, aksion për lojrat e fatit ka vijuar edhe Durrës. Gazetari Leonidha Musaj raporton për abcnews.al se policia mbështetur edhe nga FNSH ushtruan kontrolle në rreth 100 lokale dhe ambjente të tjera. Për pasojë janë shoqëruar 64 persona për verifikim dhe për të dhënë shpjegime. Sakaq, janë sekuestruar për verifikim me dhjetra telefona celularë për të parë nëse ka të instaluara programe lojrash fati.
Ndërkohë operacioni ka vijuar në të gjithë vendin, ku bëhet me dije se janë mbi 100 të shoqëruar./abcnews.al