VIDEO/ Polemika në “Mestalla”, Gil Manzano i heq fitoren “Galaktikëve” në “frymën e fundit”

schedule08:56 - 3 Mars, 2024

schedule 08:56 - 3 Mars, 2024

Nuk mund të kishte mbyllje më të hidhur për “Galaktikët” e Real Madrid. Në transfertën e Valencia, djemtë e teknikut, Carlo Ancelotti nuk kanë shkuar më shumë se barazimi, 2 me 2, në “Estadio Mestalla”, në përballjen e vlefshme për javën e 27-të të kampionatit spanjoll të futbollit, La Liga, përballje e cila shkaktoi jo pak polemika në fund e saj.

Kjo për shkak të arbitri, Gil Manzano, i cili teksa po luhej minuta e 9’ shtesë, pavarësisht se ishin dhënë vetëm 7 të tilla, gjyqtari i njohur vërshëlleu për përfundimin e ndeshjes vetëm një apo dy sekonda para se “ylli” anglez, Jude Bellingham të shtynte me kokë topin drejt rrjetës për golin e 2-3, pas një krosimi nga e djathta.

Manzano nuk mund ta kthente vendimin e tij, duke shkaktuar zemërimin e futbollistëve dhe pankinës së Real Madrid, që pushtuan fushën për t’i kërkuar llogari kryesorit, me “fantazistin” e sulmit, që mori edhe një karton të kuq, pas protestave ndaj arbitrit spanjoll, duke e detyruar të mungojë të paktën, për sfidën ndaj Celta Vigo.

Sa i përket ndeshjes, për vendasit e Valencia topin në rrjetë e çuan Hugo Duro e Roman Yaremchuk, ndërsa braziliani, Vincius Junior barazoi me një dopietë për “Galaktikët” dhe tashmë pozitat në vendin e parë për “Los Blancos, teksa ndodhen në kuotën e 66 pikëve, 7 më shumë se Girona e 9 më shumë se Barcelona, me të parët që do të ndeshen, këtë të dielë me skuadrën e Mallorca, ndërsa “Katalanasit” udhëtojnë drejt “San Mames”, për t’u përballur me “Baskët” e Athletic Club. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!