Borussia Dortmund arriti të fitojë sot me rezultatin 0-1 në transfertë kundër Dusseldorf. Një gol i shënuar me kokë në sekondat e fundit nga Erling Haaland, iu mjaftoi verdhezinjve të shkonin te triumfi.
Para se Haaland të shënonte, ishte Raphael Guerrero ai që shënoi për Dortmundin, por goli i tij u anulua nga VAR. Sipas arbitrit, topi ishte marrë me dorë nga mbrojtësi i majtë dhe goli u anulua. Kaq ka mjaftuar që të fillojnë dyshimet nga tifozët e Dortmund, pasi sipas tyre, po iu bëhet një komplot.
Përveç goli të anuluar të Guerreros, edhe ajo penallti e padhënë kundër Bayern (Boateng preku topin me dorë), ka shkaktuar shumë polemika. Pse goli i Guerreros u pa nga VAR dhe rasti i Boateng jo? Kjo është pyetja që tifozët e Dortmund po bëjnë në rrjetet sociale, çka ka ngritur edhe më shumë dyshime se Bayern Munchen favorizohet në Bundesliga./abcnews.al
First clip is a handball from Boateng in the penalty area from a shot that is on target from Haaland. VAR didn’t intervene and nothing was given. Second clip is a goal scored by Guerreiro today in which the ball comes off his shoulder before he scores. VAR intervened and ruled it out for handball. from Bundesliga