Pritej një fitore e madhe dhe ashtu ndodhi. “Zikaltërit” e Inter kanë arritur një triumf të “magjishëm” mbrëmjen e sotme, teksa në “Giuseppe Meazza” mposhtën “violët” e Fiorentina me rezultatin e thellë 4 me 0, në përballjen e vlefshme për javën e 3-të të Kampionatit italian të futbollit, Serie A.
Siparin e golave e çeli “bomberi” francez, Marcus Thuram, i cili në minutën e 23’-të të sfidës, mposhti portierin Christensen me një goditje të bukur me kokë, pas një krosimi fantastik të Federico Dimarco, goli ky që do të mjaftonte për të mbyllur pjesën e parë në avantazh.
Më fillimin e pjesës së dytë filloi dhe dominimi “zikaltër”, të cilët gjetën plot 3 herë të tjera rrugën e rrjetës, fillimisht me kapitenin Lautaro Martinez,në minutën e 53’-të të sfidës, me pas ishte mesfushori Hakan Calhangolu, i cili ekzekutoi mjeshtërisht një penallti në minutën e 58’ dhe sërish “demi” argjentinas, Lautaro Martinez çoi ndeshjen në rezultatin 4 me 0, në minutën e 73’, duke “hipotekuar” goleadën e “zikaltërve”.
Pas kësaj fitoreje, e gjithë vëmendje e Inter është te përballja e radhës në kampionat, ndaj rivalëve historikë të Milan, në “Derbin e Madoninës”. Skuadra pozicionohen në vendin e parë dhe të dytë të renditjes, me “zikaltërit” që aktualisht janë në majë të tabelës me 9 pikë të plota, po aq sa Milan, por me një golavarazh më të mirë se këta të fundit, teksa në 3 përballjet e para kanë shënuar plot 8 gola dhe nuk kanë pësuar asnjë. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Goli i Marcus Thuram, 1-0:
Goli i Lautaro Martinez, 2-0:
Goli i Hakan Calhanoglu, 3-0:
Goli i Lautaro Martinez, 4-0: