VIDEO/Po vinte nga Shqipëria, si u kap kamioni me 220 kg kanabis në Podgoricë

schedule12:52 - 10 Mars, 2021

schedule 12:52 - 10 Mars, 2021

Autoritete e Malit të Zi kanë kapur në Podgoricë një kamion me 220 kg kanabis e ndarë në 224 pako që vinte nga Shqipëria.

Burime për abcnews bëjnë me dije se në dokumentet e pikës doganore kamioni ishte regjistruar për transport të fruta perimeve, kamioni i përkiste një kompanie të quajtur fruta-perime “Bugarin” me seli në Podgoricë.

Ndërkohë shoferi i kamionit është larguar me vrap në momentin që nga ana e policisë i është komunikuar se do të kontrollohej.

Sipas informacioneve shoferi nuk rezulton të jetë shqiptar. Sasia e kanabisit të sekuestruar është raportuar dhe tek pala shqiptare për verifikim, pasi ka dyshime se ngarkesa mund të jetë marrë në vendin tonë.

Autoritetet shqiptare janë duke verifikuar të dhëna për itinerarin e kamionit, megjithëse deri më tani për arsye hetimore nuk bëhen të ditura. Kjo është ngarkesa e dytë, brenda pak muajsh që kapet në Malin e Zi, ndërsa metoda e përdorur është e njëjta, me anë të kamionëve të deklaruar për import-eksport fruta perimesh.

Ndërkohë në videon e siguruar nga abcnews.al shikohet se si droga ishte e paketuar dhe vendosur në kamion.

Ndërkaq dyshimet e para janë se mund të kemi të bëjmë me të njëjtën linjë, por grupi hetimor ende nuk ka një rezultat pasi është ende herët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!