Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Po vendosin thasë me rërë që mos u hynte uji në shtëpi, lumi merr me vete dy shtetas në Serbi

schedule14:46 - 20 Janar, 2023

schedule 14:46 - 20 Janar, 2023

Shtatë komuna në Serbinë juglindore janë vënë në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të motit të keq.

Reshjet e dendura të shiut që goditën rajonin dje, të enjten, shkaktuan derdhje të lumenjve dhe vërshime në fshatra dhe qytete.

Trupi i pajetë i një burri është nxjerrë sot nga lumi Rashkë në qytetin e Novi Pazarit , ndërsa një tjetër rezulton i zhdukur.

Dy burrat janë marrë pasditen e djeshme nga ujërat e vrullshme të lumit teksa po vendosnin thasë me rërë në breg për të mos lejuar që ujërat të hynin në shtëpitë e tyre. Shikoni videon e momenteve të tërheqjes zvarrë nga një lumë në Novi Pazar.

Përmbytjet kanë shkaktuar dëme të mëdha edhe në shtëpi, rrugë dhe ura, ndërsa janë përmbytur dhjetëra mijëra hektarë tokë të punueshme. Nuk ka qasje në shumë fshatra pasi urat në rrjetin rrugor provincial u fshinë. Probleme me energjinë elektrike ka edhe në shumë zona të Serbisë juglindore./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!