VIDEO/ Po kalonte te vijat e bardha, momenti kur X5 përplas 16 vjeçaren në Kamëz, shoferi u largua

schedule09:50 - 7 Dhjetor, 2021

schedule 09:50 - 7 Dhjetor, 2021

Është arrestuar pas disa orësh shoferi i cili aksidentoi një ditë më parë një 16-vjeçare në Kamëz në vijat e bardha dhe u largua nga vendngjarja.

Siç shihet dhe nga videoja rreth orës 13:30, 16-vjeçarja teksa po kalonte vijat e bardha u aksidentua nga një mjet “BMW X5” e cila drejtohej nga Kudusi Kastrati. Pas aksidentit shoferi u largua nga vendi i ngjarjes por u arrestua disa orë më pas pasi ishte kapur nga kamerat.

Vajza u transportua në spital për ndihme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. be.k/abcnews.al