VIDEO/ Plotësohet “pokeri”, “Të Kuqtë” e Liverpool shënojnë sërish në portën e “Bluve”

schedule22:59 - 31 Janar, 2024

schedule 22:59 - 31 Janar, 2024

Duket se mbrëmjen e kësaj të mërkure janë me të vërtetë të pamëshirshëm. “Të Kuqtë” e Liverpool kanë arritur të shënojnë sërish në portën e “Bluve” të Chelsea, duke i dhënë totalisht fund “shpresave” të djemve të teknikut, Pochettino, për një përmbysje të mundshme.

Një pastim perfekt i uruguajanit, Darwin Nunez është kapur me shumë klas nga “fantazisti” kolumbian, Luis Diaz, i cili me një goditje spektakolare ka dërguar topin në rrjetën e Petrovic. Rezultati shkon në 4 me 1. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLIN