Një shqiptar ka mbetur i vdekur në Athinë pasi një person i paidentifikuar ka qëlluar ndaj tij.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur jashtë një kafeneje në sheshin Nea Smyrni, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dhe dy të tjerë, prej të cilëve një është një grua që po kalonte aty pranë.
Mediat greke kanë publikuar videon nga kur autori i maskuar hyn në lokal dhe hap zjarr.
Ndërkohë, identiteti i shqiptarit ende nuk bëhet me dije. Bëhet me dije se dhe të plagosurit janë me origjinë shqiptare.
/abcnews.al