Atletico Madrid e ka nisur shumë keq sfidën për një vend në Champions League përballë Villareal. Miqtë kanë kaluar në avantazh në “Wanda Metropolitana” në minutën e 16-të me anë të Paco Alcaser.
Sulmuesi spanjoll, i cili u rikthyer në La Liga në janar pas aventurës me Dortmundin, mposhti Oblak me një goditje të saktë nga jashtë zonës. Barcelona dhe Real Madrid po luftojnë për titullin, teksa gjashtë skuadra po rivalizojnë mes tyre për dy vendet e tjera që të dërgojnë në Champions. /abcnews.al

