VIDEO/ Plazh në mes të luftës, alarmohen pushuesit në Ukrainë, çfarë ndodhi në Odesa

schedule11:49 - 15 Gusht, 2022

schedule 11:49 - 15 Gusht, 2022

Pushuesit në Odesa të Ukrainës janë alarmuar, pasi një shpërthim i madh u dëgjua, teksa ata po shijonin rrezet e diellit dhe detin në plazhin e Odesës.

Sipas medieve vendase një minë shpërtheu në ujë.

Deri më tani nuk dihet nëse ka të lënduar nga shpërthimi.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin e shpërthimit.

Nuk dihet ende shkaku u shpërthimit të minës.

Sipas NEXTA dy janë pistat, mina të jetë aktivizuar nga ndonjë peshk, ose të jetë aktivizuar vetvetiu.

Ndonëse duket paradoksale që ukrainasit zgjedhin të pushojnë në plazh teksa vendi ndodhet nën pushtimin rus, që prej 24 shkurtit.

Megjithatë kanë qenë të shumtë qytetarët që kanë guxuar dhe kanë dalë në bregdete për të shijuar sa do  pak momente relaksuese./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!