VIDEO/ Plagosja në Shkodër, pamjet nga vendi i ngjarjes. Forcat e policisë rrethojnë zonën

schedule18:43 - 8 Shtator, 2024

schedule 18:43 - 8 Shtator, 2024

ABC News ka siguruar pamje nga vendi i ngjares në Golem të Shkodrës, ku pasditen e kësaj të diele u regjistruan të shtëna me armë zjarri.

I plagosur mbeti 29-vjeçari Renaldo Kola, i cili u qëllua me armë nga Mario Kroni.

Forca të shumta të policisë kanë rrethuar zonën, teksa është vendosur edhe një perimetër sigurie.

Kroni është ende në kërkim nga policia, teksa dyshohet se ai ka lëvizur me një furgon të bardhë./abcnews.al