ABC News ka siguruar momentin kur ka ndodhur konflikti mes disa adoleshentëve pranë Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në Tiranë, ku ka mbetur i plagosur një 13-vjeçar. Mësohet se i mituri është dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës.
Vihet re çasti kur Forcat Shqiponja kanë ndërhyrë për të ndarë adoleshentët.
Ndërkohë në konflikt dyshohet se janë përfshirë 5 adoleshentë, një në spital 4 të tjerë janë shoqëruar në komisariat.
Sakaq, raportohet se sherri mes tyre ka ndodhur pas përfundimit të një ndeshje basketbolli./abcnews.al