Një punonjës i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Teritorit u plagos me armë zjarri sot në Tiranë.
Lexo edhe: Plagoset me armë zjarri punonjësi i IMT-së në Tiranë, sa kishte përfunduar zbatimin e vendimit
Ilirjan Gavelli, 52 vjeç, u plagos nga Qani Musa, në shtëpinë e të cilit sapo kishte ekzekutuar vendimin për shembje.
Ndërkohë, më poshtë shihet momenti kur IMT shemb shtëpinë e Musës, i cili bie më vonë në prangat e policisë.
I plagosuri u dërgua në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa është sekuestruar edhe arma e krimit. /abcnews.al