VIDEO | Pesë muaj pa gol, Reginaldo shpërthen në Kazakistan

schedule13:41 - 26 Tetor, 2019

schedule 13:41 - 26 Tetor, 2019

Artur Reginaldo Faite kishte harruar çfarë ishte goli. Sulmuesi, i cili vjet fitoi Këpucën e Artë në Superiore me 13 gola, nuk kishte realizuar që në finalen e Kupës së Shqipërisë me fanellën e Kukësit.

Në Kazakistan gjërat nuk po shkonim për sulmuesin nga Mozambiku, i cili pas 11 ndeshjes është zhbllokuar. Afrikani madje realizoi dy herë në takimin e sotëm që Shakhtar Karagandy ka barazuar ndaj Okzhetpes me rezultatin 2-2.

Reginaldo e zhbllokoi ndeshjen që në minutën e pestë, por më pas ekipi i tij pësoi dy herë. Sulmuesi reagoi menjëherë dhe barazoi shifrat me golin e shënuar në të 53′. Në fushë kundër Reginaldos dhe Donjet Shkodrës ishte edhe Danilo Alves, i cili është pjesë e Okzhetpes. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!