Aktori i njohur, Mel Gibson është sërish në qendër të vëmendjes, për një gjest që u kritikua gjerësisht.
Ne rrjete sociale po qarkullon një video, ku ai shfaqet duke përshëndetur ish-presidentin Donald Trump në mënyrë ushtarake në Las Vegas.
Sipas gazetës “The Independent”, shumë komentues në rrjete sociale ia kanë kujtuar Gibsonit historinë e gjesteve antisemite, homofobe e raciste.
“Mel Gibson që bëhet sikur është ushtar përshëndet Donald Trumpin që bëhet sikur ka qenë president”, ka shkruar një prej komentuesve në Twitter./abcnews.al