Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës kanë marrë gjithë vëmendjen e botës, ndërsa edhe futbolli është prekur nga kjo situatë.
Në ndeshjen e javës së 27-të të Premier Leagues mes Everton dhe Manchester City, një episod emocionues ka emocionuar të gjithë të pranishmit por jo vetëm.
Kjo ndeshje shërbeu gjithashtu si një mesazh i fortë i dërguar për situatën e ndodhur, me skuadrat që kishin zgjedhur të solidarizohen me Ukrainën dhe kanë zbritur në fushën e blertë me bluza dhe flamur në mbështetje të ukrainasve për t’i kërkuar Rusisë ndalimin e sulmeve.
Ata gjithashtu treguan mbështetjen e tyre për dy lojtarët ukrainas që ishin në ndeshje Zinchenko dhe Mykolenko. Ata të dy u përqafuan gjatë nxehmjes dhe nuk mund t’i mbanin lotët kur turma dhe skuadra i duartrokitën, një gjest shumë i çmuar ky për dy lojtarët ukrainës.
Oleksandr Zinchenko in tears as Manchester City and Everton show their support of Ukraine before their game ??
(via @footballdaily)pic.twitter.com/7P7QvwQkpI
— B/R Football (@brfootball) February 26, 2022
Man City’s Zinchenko & Everton’s Mykolenko embrace during the warm-up ?? ? pic.twitter.com/NjgrQOTlOf
— Football Daily (@footballdaily) February 26, 2022
/f.a/abcnews.al