VIDEO/ Përplasjet në Napoli: Shtatë ultras “blu” të arrestuar, pritet të rritet numri në vijim

schedule09:39 - 16 Mars, 2023

schedule 09:39 - 16 Mars, 2023

Para sfidës së djeshme të Champions League mes Napolit dhe Frankfurtit, e cila u luajt në Itali, pritej të kishte trazira. Një ditë para sfidës, kapiteni i Napolit, Di Lorenzo, në një video në rrjetet sociale të klubit, bëri thirrje për tifozët e tij që të mos krijonin trazira dhe të mos ishin pre e provokimeve të tifozëve gjermanë. Gjithashtu, forcat policore ishin të vendosura pothuajse në çdo rrugicë për të ruajtur rendin gjatë ditës së kësaj sfide, por përsëri përplasjet dhe trazirat nuk munguan.

Shtatë tifozë napolitanë janë arrestuar gjatë natës për përplasjet me forcat e policisë të ndodhura dje para dhe pas ndeshjes së Champions League mes Napolit dhe Frankfurtit. Sipas asaj që mësohet, ku është numri paraprak i arrestimeve dhe numri mund të rritet në orët në vijim.

Në disa pamje të filmuara shihen në fakt huliganë gjermanë të cilët janë të maskuar edhe shkaktojnë dëme të mëdha në rrugët e Napolit, madje duke u përplasur edhe me policinë.

Katër të arrestuar, mes tyre një në flagrancë, u njoftuan për përleshjet e ndodhura mbrëmjen e djeshme në breg të detit të qytetit, pranë hotelit ku qëndronin ultrasit gjermanë. Tre të tjerë, u arrestuan për përleshjet që ndodhën pasdite në Piazza del Gesu./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!