Ylli i Liverpool, Sadio Mane i cili aktualisht është i angazhuar me Senegalin në Kupën e Afrikës ka marrë një dëmtim “horror”.
Në ndeshjen që Senegali zhvilloi kundër Cape Verde, Mane mori një goditje të fortë e cila e detyroi të dilte nga fusha e lojës.
Lojtari i Liverpool pësoi një përplasje kokë më kokë me portierin e skuadrës kundërshtare, në atë moment të përplasjes Mane goditi topin dhe madje arriti që të shënojë golin e parë për skuadrën e tij.
Mane u duk se mbeti pa ndjenja pasi u përplas Josimar Dias në minutën e 52-të të lojës, si rezultat i se cilës portieri i Cape Verdes u përjashtua me karton të kuq.
Ndërsa Senegali vazhdoi dhe e fitoi ndeshjen me rezultat 2-0 dhe kaloi në çerekfinale të këtij kompeticioni.
Ende nuk është dhënë ndonjë njoftim nga Senegali apo Liverpooli për lëndimin e tij, por ai mund të mungojë në ndeshjet e mbetura të Kupës së Afrikës për Senegalin.
https://youtu.be/w5wUDvZtsLU
/f.a/abcnews.al