VIDEO/ Përplasje e polemika për një penallti, Zoti i Milanos është Ibra

schedule19:57 - 17 Tetor, 2020

schedule 19:57 - 17 Tetor, 2020

Milani ka marrë fitoren e katërt radhazi në Serie A dhe kjo shijon më shumë, pasi i regjistrua në derbi kundër Interit. Triumf me rezultatin 2-1 për skuadrën e Stefano Pioli, që me 12 pikë kryeson kampionatin në Itali.

Një ndeshje e luftura, me duele të shumta, sicc edhe pritej. Humbjen nuk e do askush në përballje të tilla, ndërsa triumfi moralisht të ndihmon shumë. Këtë herë Zoti i Milanos është Zlatan Ibrahimovic, që e ka thyer tersin kundër Interit.

Dy gola të shënuar për katër minuta, fillimisht pas pritjes së penalltisë nga Handanovic dhe më  pas kur Leao asistoi në mënyrë perfekte për të. Lukaku pa u mbyllur pjesa e parë e futi Interin sërish në lojë, teksa shifrat shkuan në 1-2.

Interi u mundua shumë që të barazonte dhe ishte më kërkues që Milani, madje në një moment edhe pretendoi për nëj penallti që do të hapë polemika. VAR i erdhi në ndihmë arbitrit dhe kuqezinjtë shpëtuan, pasi nga pika e bardhë do ishte e vështirë të ndalej Lukaku. 1-2, rezultat që nuk ndryshoi dhe Milani festoi triumfin në derbi. /abcnews.al

INTER-MILAN 1-2
Shënues:
Lukaku 29′ / Ibrahimovic 12′(pen), 16′

12′ GOLI I PARË I NDESHJES U SHËNUA NGA IBRAHIMOVIC, TË CILIT HANDANOVIC I KAPI GJUAJTJEN NGA PENALLTIA. SULMUESI SUEDEZ NUK GABOI NË TOPIN E KTHYER

16′ MILANI NË EPËRSI TË DYFISHTË. PROTAGONIST LEAO QË I DHURON NJË ASIST PERFEKT SULMUESIT IBRAHIMOVIC. KY I FUNDIT NUK GABOI PRANË PORTËS DHE SHËNOI. 

29′ ROMELU LUKAKU KA NGUSHTUAR SHIFRAT NË SAN SIRO. SULMUESI BELG, I NDODHUR NË ZONË, MORI NJË PASIM TË SAKTË DHE REALIZOI NË PORTËN E MILANIT