VIDEO/ Përplasen makinat, një i plagosur. Aksidenti në superstradën Lezhë-Laç, dëmtohen 8 mjete të tjera

schedule22:56 - 18 Korrik, 2024

schedule 22:56 - 18 Korrik, 2024

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në superstradën Lezhë-Laç, në afërsi të kryqëzimit të Spitenit. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e përplasjes së fortë një prej automjeteve ka përfunduar e përmbysur në parkingun e një lokali, duke dëmtuar 8 makina të tjera sie dhe duke rrezikuar jetën e klientëve.

Sipas të dhënave një person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar ë spitalin e Lezhës.

Sakaq policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

/abcnews.al/