VIDEO/ Përplasen dy avionë në Australi, autoritetet kërkojnë për të mbijetuar

schedule10:38 - 19 Nëntor, 2023

schedule 10:38 - 19 Nëntor, 2023

 Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Australi, ku dy avionë janë përplasur në ajër. Ndërsa shërbimet e urgjencës kanë nxituar në det ku njëri prej avionëve besohet se ka rënë.


Avioni u gjet në ujë pranë malit Marta, në jug të Melburnit, raportoi Daily Mail. Autoriteti Australian i Sigurisë Detare tha se rrënojat ishin gjetur, por ende nuk dihej nëse kishte ndonjë të mbijetuar.

Stacioni radiofonik 3AW raportoi se një avion ish-ushtarak S-211 Viper u rrëzua në ujë, me një pilot dhe një pasagjer që besohet se ishin në bord.

Rrënojat e avionit janë gjetur në ujë ku ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet.