LEZHË- Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të premte në Lezhë. Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën dhe për pasojë ka humbur jetën njëri prej drejtuesve.
Viktima është Kristian Kola.
Ai fillimisht u transportua drejt spitalit të Traumës për trajtim mjekësor, por për shkak të plagëve të marra nuk mundi të mbijetojë./abcnews.al


