Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën dhe nëntë të tjerë rezultojnë ende të zhdukur pas përmbytjeve të mëdha që goditën provincën Zamora Chinchipe, në jug të Ekuadorit.
Mes personave të zhdukur është edhe guvernatori i provincës, së bashku me dy zyrtarë të tjerë, të cilët ndodheshin në terren duke marrë pjesë në një operacion evakuimi kur u përfshinë nga vërshimi i ujërave.
Ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë operacionet intensive për gjetjen e të zhdukurve, ndërsa autoritetet kanë mobilizuar forca të shumta emergjence në zonat më të prekura.
Sipas autoriteteve ekuadoriane, bilanci paraprak i fatkeqësisë është nëntë viktima dhe nëntë persona të zhdukur, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme. Reshjet e dendura të ditëve të fundit kanë shkaktuar daljen nga shtrati të lumenjve, përmbytje dhe rrëshqitje dherash, duke vështirësuar ndërhyrjen e ekipeve të shpëtimit.
Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të ndjekin udhëzimet e mbrojtjes civile, pasi rreziku nga reshjet dhe përmbytjet mbetet i lartë.
In Ecuador, 5 people are dead after massive floods.#News #BreakingNews #ForYou #Learn #SawItOnNewsidly pic.twitter.com/OUMalsNfNh
— Newsidly+ (@morenewsidly) July 6, 2026



