ITALI- Një stuhi e fortë goditi Italinë gjatë mbrëmjes së të enjtes duke shkaktuar probleme të shumta në disa zona të vendit. Vala e motit të keq vazhdon në pjesën më të madhe të Italisë. Situata është veçanërisht kritike në Toskanë. Guvernatori toskan ka raportuar se ka shkuar në 5 numri i viktimave, ndërsa katër të tjerë janë shpallur të zhdukur. Uji ka përmbytur edhe spitalet në Toskana, raportojnë mediat.
Po ashtu rrugët janë kthyer në Lumenj edhe në zonën e Livornos. “Niveli i lumenjve menjëherë u ngrit shumë pas shiut”, tha kryebashkiaku Luca Salvetti.
#Italy ?? Floods in Seano, a village in Carmignano, region of Tuscany, after the Furba stream overflowed. (Nov 2, 2023)#Italy #Flood #Seano #Tuscany #Furbastream #StormCiaran #TempeteCiaran pic.twitter.com/OrCJF6DfXr
— mishikasingh (@mishika_singh) November 3, 2023
Duke pasur parasysh shtimin e reshjeve të shiut, mbrojtja civile këshilloi qytetarët që të “largohen nga zonat e rrezikuara dhe të ngjiten në katet e sipërme të pallateve”. Për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit, të gjitha shkollat janë urdhëruar të mbyllen për nesër .