Janë luajtur sot dy ndeshje të IPKO Superligës së Kosovës. Kampionët e Dritës realizuan një fitore spektakolare në derbin e madh ndaj Gjilanit, duke triumfuar me shifrat 2-3.
https://twitter.com/i/status/1333027251785437186
Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë për skuadrën e Gentian Mezanit, që gjeti golin që në minutën e 7-të me Darko Nikaç. Drita reagoi dhe u rikthye në lojë me Namanin në minutën e 26-të.
https://twitter.com/i/status/1333032643701723139
Pjesa e parë nuk u mbyll me kaq sepse Gjilani do të gjente golin e dytë sërish me Nikaç në minutën e 41-të. Pjesa e dytë ishte shumë e luftuar, me Dritën që u vendos e gjitha në sulm për të barazuar.
https://twitter.com/i/status/1333035721687523331
https://twitter.com/i/status/1333052582214987779
Spektakli ishte rezervuar për në fund. Në minutën e fundit të ndeshjes Drita gjen golin e barazimit me Fazliun, por kaq nuk mjafton sepse kampionët mësyjnë sërish përpara dhe Haxhimusta shënon edhe golin e 3-2, duke realizuar një përmbysje të pabesueshme.
https://twitter.com/i/status/1333052880874590213
Në ndeshjen tjetër Feronikeli i Klodian Duros gjeti fitoren e dytë rresht. Përballë ishte Trepça 89′ dhe dy gola të shënuar nga Hoxha në minutën e 29 dhe Maliqi në të 50-ën i mjaftuan skuadrës nga Drenasi për të marrë tri pikët. /abcnews.al
Ipko Superliga e Kosovës – Java 15
Feronikeli-Trepcca ’89 2-0
Shënues: Simonovksi 30’ (pen.), Maliqi 48’
Gjilani-Drita 2-3
Shënues: Nikac 7’, 42’ / Namani 27’, Haxhimusta 89′, Fazliu 90+1′

