Mbyllet 3-2 Leipzig-M’Gladabach, ndeshja më e fortë e javës së 23-të në Bundesligë. Ekipi udhëtues e nisi në mënyrë fantastike ndeshjen, ndërsa djemtë e Julian Nagelsmann reaguan në fraksionin e dytë, dominuan kundërshtarin realizuan një përmbysje të çmendur.
Jonas Hofmann ktheu në gol një penallti në minutën e gjashtë dhe M’Gladbach në avantazh. Miqtë nuk u ndalën dhe e panë veten në avantazh të dyfishtë në minutën e 19-të. Marcus Thuram realizoi me kokë, duke befasuar skuadrën vendase.
???? is what Leipzig are made of! ?#Bundesliga #RBLBMG pic.twitter.com/rz0pDd5PWb
— Bundesliga English (@Bundesliga_EN) February 27, 2021
Pjesa e parë nuk dhuroi më gola, teksa Leipzigu nuk u dorëzua për asnjë moment dhe luajti shumë mirë në 45 minutat e dyta. Christopher Nkunku nuk gaboi në zonën kundërshtarë në minutën e 57-të dhe rihapi ndeshjen me golin e tij.
Gol që i dha zemër Leipzigut, që barazoi takimin nëntë minuta më vonë. Yussuf Poulsen gjeti rrjetën me një goditje nga jashtë zonës. Leipzigu u hodh në sulm në kërkim të golit të fitores dhe e gjeti atë në sekondat e fundit falë norvegjezit Alexander Sorloth.
Tre pikë tepër të rëndësishme për skuadrën e Nagelsmann, që renditet e dytë me vetëm dy pikë më pak se kampionët e Bayern Munchen. Gara për titullin kampion në Gjermani vazhdon dhe është më emocionuese se kurrë. /abcnews.al