Është padyshim spektakli që kërkohet në një ndeshje finale. Pasi barazuan shifrat me anë të Franck Kessie, “Elefantët” e Bregut të Fildishtë” tashmë kanë arritur të gjejnë edhe golin e avantazhit, duke përmbysur totalisht golin e Nigerisë.
Një aksion fantastik i skuadrës së Bregut të Fildishtë është finalizuar më së miri, nga “bomberi” i “Verdhezinjve”, të Borussia Dortmund, i cili pasi merr një krosim të ulët nga Adingra dërgon me një goditje në gjysmë-metri lartësi, topin në rrjetë. Rezultati shkon në 1 me 2. /i.m /abcnews.al