Tirana ka marrë një fitore të madhe me përmbysje 1-2 në Korçë kundër Skënderbeut. Ngoo ishte protagonist absolut në këtë takim me dopietë, duke zhvlerësuar rrjetën e Mensah që në minutën e nëntë. Pasi vendasit shënuan në pjesën e parë, ishte radha e Tiranës në të dytën për të tundur rrjetën dy herë.
Në minutën e 71-të, Cobbinah jep një asist të shkëlqyer për Ngoo, i cili totalisht i lirë në zonë, ndëshkon Koliçin me një gjuajtje me kokë. Gjashtë minuta, do të ishte sërish bomberi anglez ai që do të shënonte.
Pas një insistimi të gjatë të bardhebluve, topi shkon te Cale, i cili gjuan nga një distancë e afërt, por topi ndalet nga Koliçi. Gjithsesi, sfera e kthyer shkon në këmbët e Ngoo, i cili tund për herë të dytë rrjetën./abcnews.al
Superiore, java 31
Skënderbeu – Tirana 1-2
Mensah 9′ / Ngoo 71′, 77′