Është mbyllur pjesa e parë mes Bayern Munchen dhe Werder Bremen, me rezultatin 2-1 në favor të kampionëve. Bayern ka përmbysur shumë shpejt golin e Rashicës, në vetëm katër minuta lojë.
Ishte Coutinho ai që barazoi shifrat në minutën e 45-të, ndërsa në sekondat e fundit të pjesës së parë, Lewandowski përmbysi gjithçka.
Bomberi polak vazhdon të tregojë formën e tij shumë të mirë, duke shënuar golin e 17-të në 15 ndeshje të Bundesligës./abcnews.al
Nastąpiło zwolnienie blokady. #Lewandowski pic.twitter.com/PZgnfudyD6
— Łukasz Przekopowicz (@PrzekopowiczL) December 14, 2019