Rey Manaj ka arritur formën më të mirë të tij në këtë fund sezoni dhe po shfaqet ndeshje pas ndeshje si shpëtimtar i skuadrës së tij. Sot Barcelona B luan ndeshjen teke të Play-Off ndaj Murcia dhe Rey Manaj ka mundur të përmbysë ndeshjen i vetëm.
Fillimisht në minutën e 47-të ai arriti të fitojë një penallti falë kontaktit me mbrojtësit kundërshtarë. Lushnjari e mori vetë përsipër dhe tundi rrjetën, duke barazuar momentalisht shifrat. Më pas në minutën e 67 Manaj shënoi një nga golat më të bukur në karrierën e tij dhe në aventurën me Barcelonën.
24-vjeçari mori topin në gjysmëfushën e Barcelonës dhe u nis i vetëm drejt portës, duke iu shmangur çdo kundërshtari dhe lëshuar një goditje nga jashtë zone dhe përmbysur shifrat. Barcelonës i duhet me patjetër fitorja sot për të bërë ngjitjen në La Liga 2. Manaj shkon në kuotën e 14 golave. /abcnews.al
GOLAZOOOO R.Manaj
1-2 !! pic.twitter.com/Is4lHCBuqs
— Masia Gems (@BarcaGems) May 16, 2021