VIDEO/ Përmbyset minibusi në Vermosh, dy të plagosur

schedule19:03 - 7 Gusht, 2022

schedule 19:03 - 7 Gusht, 2022

Nga Simon Shkreli

Një aksident automobilistik është regjistruar në rrugën e Vermoshit.

Një minibus është përmbysur në rrugë, në vendin e quajtur “rruga për stare”, në afërsi te Rrapshes së Hotit.

Nga ky aksident, të paktën 2 persona kanë mbetur të lënduar, të cilët janë transportuar me autoambulancë.

Minibusi ka pasur rreth 20 persona, ndërkohë ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Nga ana tjetër, policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për shkakun e këtij aksidenti, i cili ka rrezikuar jetën e shumë udhëtarëve.

/Abcnews.al/