Sërish dhunë në botën e futbollit, këtë herë në Angli në fund të ndeshjes së Europa League mes Leicester dhe Napoli që u mbyll në barazim 2-2.
Medoat britanike raportojnë se janë arrestuar të paktën 12 tifozë, pas përleshjes së dhunshme që patën mes tyre.
Nuk munguan sendet e hedhura nga të dyja palët e tifozëve, ndërkohë që ata hoqën edhe rripat për t’i përdorur si armë të ftohta për të goditur njëri-tjetrin.
Për të ndaluar dhunën ndërhynë dhjetëra policë. U deshën disa minuta që forcat e rendit të merrnin situatën në kontroll dhe tifozët të shkonin në këndin e tyre. / abcnews.al
https://twitter.com/i/status/1438630893443325955