Një situatë tepër negative ndodhi në Pragë, ku ultrasit u bënë sërish protagonisëtë përpara një finaleje europiane.
Tifozët e Fiorentinës sulmuan një lokal në qendër të qytetit ku ishin ulur tifozët e West Ham, ku për pasojë tre persona u plagosën. Siç njoftojnë autoritetet çeke, është sulmuar edhe një polic, ndërsa janë arrestuar 16 persona.
“Tifozët italianë sulmuan ata anglezë në një lokal në rrugën Rytirska, duke plagosur tre persona. Është sulmuar edhe një oficer policie. Kemi bërë gjithsej 16 arrestime”, tha policia çeke, e cila vendosi qindra oficerë për të patrulluar rrugët.
West Ham fitoi trofeun e Conference League mbrëmjen e djeshme duke mposhtur me shifrat 1-2 Fiorentinën./h.ll/abcnews.al
Fiorentina ultras have arrived and are causing havoc in Prague.
Be safe, Hammers. pic.twitter.com/jMDKSfbaBQ
— West Ham (C)entral ? (@WestHam_Central) June 7, 2023
Fiorentina Ultras and West Ham fans fighting in Prague before the Conference League final. #UECLfinal
?@RobHarrispic.twitter.com/mehTNrPpzP
— Football Talk (@FootballTalkHQ) June 7, 2023
07.06.2023, Prague??, Fiorentina?? attacked pub West Ham??????? https://t.co/Fjy3xrlEmQ pic.twitter.com/WCkSF5t426
— Hooligans.cz Official (@hooliganscz1999) June 7, 2023