VIDEO/ Perla magjike e Uzunit nuk mjafton, Izraeli fiton në minutat e fundit

schedule22:38 - 24 Shtator, 2022

schedule 22:38 - 24 Shtator, 2022

Shqipëria nuk ka arritur të dalë me rezultat pozitiv nga “Tel Aviv” ndaj Izraelit.

Rasti ynë më i mirë ishte në minutat e para të lojës ku Broja përfitoi me dinakërinë e tij prej sulmuesi dhe i rrëmbeu topin kundërshtarit brenda zonës, por goditje e tij përballë portës ishte shumë e dobët dhe pak kërcënuese për portierin e izraelit.

Më pas skuadra vendase, ka tentuar disa herë për të kërcënuar portën e Strakoshës, ku rastet dhe goditjet kanë qenë tepër të rrezikshme.

Pjesa e dytë ka nisur menjëherë në favorin e Izraelit, kun ë minutën e 46-të, Hysaj ka gabuar në krahun e djathtë dhe Ëeissman ka shënuar përballë Strakoshës.

Kombëtarja jonë pati disa raste me Brojën dhe Cikalleshin, por pa rezultat.

Shpresa lind në minutën e 88-të, ku Uzuni realizon një gol për çmim “Oscar”. Festa zgjat shumë pak për kombëtaren tonë, pasi në minutën e 92-të, Baribo realizon golin e përmbysjes.

Shqipëria tashmë me këtë rezultat, e ndodhur në vendin e tretë në grup më 1 pikë, qëndron në Ligën e dytë (B) të Nations League./ h.ll/abcnews.al

90′ +2 /2 – 1 Tai Baribo

88′ 1 – 1 Myrto Uzuni

46′ 1 – 0 Shon Weissman Assist: G. Kanikovski

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!