Ledian Memushaj dhe Federik Veseli zbritën në fushë mbrëmë, në Serie B. Si mesfushori, ashtu dhe mbrojtësi kuqezi, u aktivizuan titullarë për skuadrat e tyre, respektivisht Pescaran dhe Empolin.
Memushaj bëri një ndeshje të shkëlqyer, duke shënuar një supergol dhe duke fituar një penallti në atë fitore 4-0 ndaj Beneventos. Goli i mesfushorit vlonjat është i shkëlqyer, duke i hapur udhë suksesit të Pescarës.
Ndërsa Veseli, ishte protagonist për arsyet e gabuara në sfidën mes Trapanit dhe Empolit, që u mbyll 2-2. Mbrojtësi kuqezi shënoi një autogol në portën e tij, duke u ndodhur në vendin e kohën e gabuar. Ky autogol i Veselit në limitet e takimit bëri që skuadrat të ndajnë nga një pikë./abcnews.al