Përfundon në barazim 1-1 sfida Levante-Atletico Madrid. Dy pikë të humbura për djemtë e Diego Simeones, të cilët vijojnë të kryesojnë La Liga-n me 6 pikë më shumë dhe një ndeshje më pak se Reali ndjekës.
FT #LevanteAtleti 1-1
It’s ended all square at the Ciutat de Valencia with goals from @enisbardhi10 and @marcosllorente! ?#LiveResults #LaLigaSantander pic.twitter.com/70OWKwaLjP
— LaLiga English (@LaLigaEN) February 17, 2021
Sfidën e zhbllokoi Enis Bardhi në minutën e 17-të. Mesfushori me origjinë shqiptare mposhti Oblak dhe kaloi vendasit në avantazh. Goli i parë për këtë sezon në kampionat për 27-vjeçarin, i cili numëron edhe dy asiste.
“Colchoneros” reaguan dhe gjetën golin e barazimit në minutën e 37-të. Marcos Llorente realizoi një eurogol dhe baraspeshë në stadiumin ” Estadi Ciutat de València”. Skuadra mike gjeti sërish rrjetën pesë minuta nga fundi, por goli i Saul u anulua për pozicion të parregullt.
Përfundimisht 1-1, rezultat që i shërbeu më shumë Levantes, teksa ky ishte barazimi i dytë në tre ndeshjet e fundit për Atletico Madrid, që vijon të kryesojë e vetme kampionatin spanjoll të futbollit. /abcnews.al

