Video-përgjimi i “Stop”, gjyqtari kërkon të lirohet nga qelia

schedule19:06 - 14 Janar, 2019

schedule 19:06 - 14 Janar, 2019

Roland Hysi, gjyqtari i pëzulluar i Fierit, i akuzuar për “korrupsion” kërkon të lirohet nga qelia. Hysi i kërkon Apelit shfuqizimin e masës së sigurise “arrest ne burg” caktuar nga Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda. Ankimi i Hysit është depozituar mëngjesin e së hënës nga avokati i tij, Alban Bengasi.

Në ankim Hysi pretendon se video-përgjimi i publikuar ne “Stop” është provë e papërdorshme, se nuk ka rrezik largimi dhe as rrezik për dëmtimin e provave.

Roland Hysi u denoncua nga programi “Stop” në “TvKlan” përmes një video-regjistrimi të fshehtë ku shfaqej teksa merrte rryshfet dhe kërkonte favore seksuale kundrejt një vendimi të favorshëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!