VIDEO/ Përfundon trajtimin e kancerit, emocionet e 9-vjeçarit amerikan

schedule12:05 / 19/12/2019

Nëntë vjeçari Steven nga Oklahoma më në fund ka përfunduar kurën e kimeoterapisë mbas 3 vitesh .

Nëna e tij, Ashley Cotter, kapi momentin kur ai mori ilaçet e tij të fundit në një video të shpërndarë gjerësisht në mediat sociale. Ajo u shpreh se ishte një nga momentet më krenare të jetës së saj.

Steven u diagnostifikua me leukemi akute në vitin 2016 kur ishte vetëm 6 vjeç. Por dëshira e tij dhe e familjes ishte aq e madhe që ai të jetonte dhe sot triumfoi.

Lamtumirë kancer!/abcnews.al

schedule12:05 / 19/12/2019