Pjesa e parë Tiranës dhe Skënderbeut është mbyllur me rezultatin e barabartë 1-1.
Miqtë kaluan në avantazh në minutën e dytë të lojës, pasi lojtarët e Tiranës kthyen një top të gabuar pas dhe Nikaj përfitoi duke marrë topin dhe duke kryer aksionin e golit vetë.
Që pas golit, Skënderbeu është hasur në vështirësi të mëdha pasi bardheblutë kanë provuar në çdo çast të gjenin golin e barazimit. Korçarët nën presion por edhe të vëmendshëm për të mbrojtur zonën e tyre prej golit të kryeqytetasve.
Pas shumë përpjekjesh nga barddheblutë, goli më në fund erdhi në minutën e 45’ falë Kainës, i cili dërgoi skuadrat në dhomat e zhveshjes në paqe./h.ll/abcnews.al