VIDEO/ Përfshihet nga flakët pika e grumbullimit të skrapit në Elbasan

schedule13:40 - 4 Janar, 2020

schedule 13:40 - 4 Janar, 2020

Një pikë e grumbullimit të skrapit është përsfhirë nga flakët mesditën e sotme në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në hyrje të Elbasanit, në Katund të Ri.

Shërbimet zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Ndëkaq, zjarri ka rënë në momentin kur punëtorët kanë qenë duke prerë hekura. Dyshohet se një sasi vaji aty pranë është bërë shkak i flakëve. Nga zjarri ka vetëm dëme materiale./abcnews.al