Një zjarr ka shpërthyer në orët e para të së hënës në një ndërtesë prej 35-katësh në Dubai, e cila ndodhet pranë Burj Khalifa, ndërtesa më e lartë në botë, shkruan Daily Mail.
Sipas informacioneve, zjarri tani është shuar, ndërsa ende nuk dihet nëse ka të lënduar. Ndërtesa që mori flakë quhet 8 Boulevard Walk dhe është një nga rrokaqiejt e Emaar, kompania kryesore e ndërtimit e mbështetur nga qeveria.
Policia e Dubait dhe agjencia e çështjeve civile nuk dhanë një deklaratë zyrtare për zjarrin dhe Emaar nuk iu përgjigj përpjekjeve të agjencisë amerikane për ta kontaktuar atë.
Në natën e Vitit të Ri në 2015, një zjarr përfshiu në Address Downtown, një nga hotelet më luksoze në Dubai, gjithashtu pranë Burj Khalifa. Duke folur për National World, Bindu Rai, e cila jeton përballë ndërtesës, tha: ‘Nëna ime u zgjua kur zjarri filloi pasi e gjithë dhoma e saj ishte e përfshirë nga flakët.
Shoqja e saj që jeton afër ndërtesës i tha asaj se banorët ishin evakuuar dhe disa u dërguan në hotelin Rove.
Zjarret e shumta në ndërtesat e Dubait në vitet e fundit kanë ngritur pyetje në lidhje me sigurinë, me shqetësime për materialet e përdorura në ndërtim.
Në prill, një zjarr i madh shpërtheu në hotelin Swissotel Al Murooj.
/abcnews.al