Një aksident ku është përfshirë një automjet i Policisë Bashkiake të Shkodrës, ka ndodhur paraditen e së hënës në qytetin verior.
Drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin dhe kapërceu trafikndarësen, duke u përplasur më pas me një tjetër automjet.
Nga aksidenti ka vetëm dëme materiale.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 10:00, në lagjen “Vasil Shanto”, automjeti i Policisë Bashkiake, me drejtues shtetasin I. B. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. M.
Nga përplasja e automjeteve janë shkaktuar dëme të vogla materiale.
Shërbimet e Policisë Rrugore po kryejnë veprimet administrative për rastin.
/abcnews.al