Vendgrumbullimi i mbetjeve në fshatin Daullas të Fierit është përfshirë nga flakët paraditen e sotme.
Në të ka patur dhe një numër të madh gomash, të përfshirë në flakë, kjo ka alarmuar banorët pasi pranë zjarrit ndodhen varrezat e fshatit.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Ndërkohë për shkak të djegies së gomave e gjithë zona është mbuluar nga tymi i zi.