VIDEO/ Përfshihen nga flakët dy automjete në Maliq

schedule09:43 - 2 Qershor, 2025

schedule 09:43 - 2 Qershor, 2025

Dy mjete janë djegur mëngjesin e sotëm në fshatin Sovjan të bashkisë Maliq.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se njëri prej mjeteve është djegur plotësisht, ndërsa mjeti tjetër pjesërisht, ku mund të ketë marrë flakë nga përcjellja e telave të energjisë elektrike që kishte në afërsi.

Nga ana e policisë nuk përjashtohet pista e një zjarrvënie të qëllimshme sa i përket mjetit të djegur plotësisht. Që prej mëngjesit të sotëm, po merren në pyetje banorët, si edhe po bëhet krehja e zonës për të parë nëse ka kamera sigurie që do të zbardhin ngjarjen.

Burime bëjnë me dije se pronari i mjetit të djegur plotësisht mohon të ketë konflikte, megjithatë dyshimet për zjarrvënie të qëllimshme janë ende si pistë hetimi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!