VIDEO/ Përdhunoi dhe vrau dy persona, “killeri” godet avokatin pak para se të dënohet me vdekje

schedule10:31 - 27 Qershor, 2023

schedule 10:31 - 27 Qershor, 2023

SHBA- Një kriminel nga Florida  doli në gjykatë, të hënën, ndërsa sulmoi avokatin e tij, pak para se gjyqtari të shpallte dënimin e tij me vdekje. Joseph Ziller, 61 vjeç, i cili u shpall fajtor majin e kaluar për përdhunimin dhe vrasjen e një vajze 11-vjeçare dhe kujdestares së saj në vitin 1990, i sinjalizoi avokatit teksa hyri në sallën e gjyqit se kishte diçka për të thënë.

Avokati Kevin Shirley iu afrua klientit dhe më pas ai e goditi fort me bërryl në fytyrë, përpara se zyrtarët e gjykatës ta largonin nga salla e gjyqit.

Për më shumë se dy dekada, Ziller, 61 vjeç, mbeti i pandëshkuar për abuzimin seksual  dhe vrasjen e 11-vjeçares Robin Cornell dhe 32-vjeçares Lisa Storey në vitin 1990. Nëna e 11-vjeçares kishte shkuar në shtëpinë e një shoku, duke ia lënë kujdesin e fëmijëve. Kur u kthye të nesërmen, ajo gjeti të vdekur fëmijën dhe dadon e saj. Të dy viktimat ishin sulmuar seksualisht dhe më pas ishin mbytur. Menjëherë pas sulmit ndaj avokatit të tij, Ziller u dënua me vdekje nga gjyqtari Robert Branning./n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!