VIDEO | “Për ty nënë Shqipëri!”, Ramadani solidarizohet me supergol

schedule09:39 - 29 Nëntor, 2019

schedule 09:39 - 29 Nëntor, 2019

Ylber Ramadani dhe Velje BK mbrëmë i janë gëzuar një fitoreje të rëndësishme në transfertë me Viborg. Ndeshja përfundoi me rezultatin 3-4 dhe skuadra e mesfushorit të kombëtares shqiptare e pa vetën në disavantazh të dyfishtë kur kishin kaluar vetëm shtatë minuta lojë.

Ramadani ishte ai që hapi takimin, kur në të 29′ realizoi një gol mjaft të bukur me një gjuajtje fluturimthi më hyrje të zonës. Ish-futbollisti i Partizanit sigurisht që është gëzuar shumë për golin, por më së shumti për fitoren.

Pas ndeshjes, përmes rrjeteve sociale ai ka menduar edhe të bëjë një dedikim të veçantë. Në llogarinë e tij në “Facebook”, Ramadani ka postuar videon e golit dhe dicitura është domethënëse: “Për ty nënë Shqipëri”.

Kjo periudhë ka qenë shumë e vështirë për vendin tonë, madje në Durrës, Tiranë e Kurbin është shpallur gjendja e jashtëzakonshme për shkak të pasojave që kanë lënë tërmetet e shumtë që kanë rënë ditët e fundit në Shqipëri. FSHF dhe lojtarët e kombëtares, veç mesazheve mbështetëse, kanë kontribuar edhe financiarisht për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!