VIDEO/”Për krye të fëmijëve asnjë ndihmë”, nëna e 4 fëmijëve i ankohet Bashës

schedule16:09 - 30 Nëntor, 2019

schedule 16:09 - 30 Nëntor, 2019

Banorët e Laçit janë ndër më të dëmtuarit nga termeti. Ata ankohen se kanë mbetur në qiell të hapur dhe ndërkohë nuk kanë marrë asnjë ndihmë ushqimore nga shteti. Të revoltuar ata i janë ankuar kreut të PD, Lulzim Basha, i cili i ka vizituar sot këtë qytet.

“Nuk kemi marrë gjë, ngelen duke i ndarë për robt e vet”, – shprehet një zonjë e cila ka 5 ditë që kalon natën jashtë dhe pa asnjë ndihmë.

“As çadra nuk na kanë sjellë”, – i thotë Bashës një banor tjetër i dëmtuar nga termeti.

Një nënë me 4 fëmijë thotë se është e detyruar të jetojë në kushte të rënduara me fëmijët e saj dhe se askush nuk ka marrë mundimin të interesohet për të.

“Jetoj te nana me 4 kalamajt. Nuk më është dhënë asnjë ndihmë deri sot. Më është prish shtëpia dhe askush ska ardhë. As sot skam marrë asnjë ndihmë”, – thotë ajo e dëshpëruar. Gruaja betohet në kokën e fëmijëve për ta bërë të besueshme dëshminë e saj.

*Në video bashkëbisedimi i Bashës me një grup banorësh të Laçit

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!