Abcnews.al, ka siguruar pamjet e ekzekutimit të Nazmi Bandullas, në lagjen “Partizani” në Shkodër. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 08:12 minuta. Autorëve u janë dashur 9 sekonda për ta kryer krimin.
Nazmi Bandulla u vra dje në mëngjes duke pirë kafen në një lokal afër shtëpisë së tij në lagjen Partizani në Shkodër.
Lexo edhe: Ky është Nazmi Bandulla, u qëllua me 13 plumba, autorët u zhdukën me “Benzin” e bardhë
55 vjeçari është qëlluar 13 herë me armë zjarri teksa ka qenë ulur në një tavolinë jashtë lokalit.
Bandulla është një emër i njohur për drejtësinë. Në 2020 i kanë hedhur në erë makinën e tij që e kishte të parkuar pranë shtëpisë.
/abcnews.al/